Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, shpërndau sot Parlamentin italian, duke ua hapur rrugën zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, njoftoi televizioni italian RAI.
Mattarella tha se zgjedhjet duhet të mbahen brenda 70 ditëve, duke i lënë qeverisë të caktojë datën e saktë, e cila ka të ngjarë të jetë fundi i shtatorit.
“Periudha që po kalojmë nuk lejon asnjë pauzë në veprimet (e qeverisë) që nevojiten për të luftuar krizën ekonomike dhe sociale dhe inflacionin në rritje”, tha presidenti italian në një fjalim të shkurtër nga pallati i tij në Romë.
Kryeministri italian, Mario Draghi, i dorëzoi dorëheqjen Mattarellas më herët sot, njoftoi zyra e presidentit, transmeton klankosova.
Matarella i ka kërkuar Draghit të mbetet në detyrën e ushtruesit të detyrës së kryeministrit, thuhet në njoftim.
Një bllok i partive konservatore, i udhëhequr nga partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, ka shans të fitojë një shumicë në zgjedhjet e ardhshme, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer këtë javë.
LEXO EDHE
Jep dorëheqje kryeministri italian, Mario Draghi – Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...