Gjatë ditës së djeshme, ‘Le Parisien’ ka raportuar se kartoni i Neymar i është ofruar skuadrës së Manchester City, por këta të fundit kanë refuzuar të nisin negociatat.
Për këtë është pyetur edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili i ka vlerësuar të pavërteta këto zëra.
“Më vjen keq për ‘Le Parisien’, por nuk është e vërtetë. Më vjen keq për ta, sepse informacioni që kanë marrë ata është i gabuar”, ka thënë Guardiola,
“Neymar është një lojtar i shkëlqyer, dhe sipas informatave të mia edhe një djalë i mirë. Lëreni të shprehet në Paris. Man City bleu 150 lojtarë secilën verë dhe s’është e vërtetë. Më vjen keq për Neymar, sigurisht”, shtoi Pep.
City gjatë kësaj vere ka përforcuar skuadrën me Erling Haaland dhe Kalvin Phillips. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...