Dhjetë vatra problematike të zhvilluara në 24 orët e fundit në Shqipëri janë duke u neutralizuar.
Lajmin e bën të ditur ministri Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në mediat sociale.
Sipas përditësimit, nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës ndërsa në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur kështu rreziqet për zonat e banuara.
Siç njoftohet, më e qetë situata paraqitet në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.
Është izoluar edhe zjarri në Orosh të Mirditës.
Aktualisht, Mbrojtja bën të ditur se vëmendja është e përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes./abcnews.al/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...