Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.
“Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në BE, jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...