Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Malishevës, ka mbajtur sot Kuvendin zgjedhor ku ka zgjedhur kryetarin e ri të saj, ku ka zgjedhur Mevludin Mazrekut kryetar të ri të Degës së PDK-së në Malishevë.
Kështu ka bërë të ditur PDK përmes një njoftimi për media, shkruan arbresh.info.
“Pas një gare fer e demokratike, ndërmjet Mevludin Mazrekut dhe Hashim Vrenezit, delegatët me shumicë votash zgjodhën Mazrekun për të udhëhequr me Degën e PDK-së në Malishevë. Në emër të Kryesisë qendrore të PDK-së, punimet e këtij kuvendi zgjedhor i përshëndeti nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. Ai tha se PDK po reformohet e po hapet anekënd Kosovës për të ndërtuar vizionin e ri, për të ardhmen e vendit”, thuhet në njoftim.
Ismaili e ka falënderuar kryetarin e deritashëm të PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, për punën e palodhshme, ndërsa ka ftuar Kryetarin e ri të degës që të punojë shumë për reformat e nevojshme për të ndërtuar ekipin dhe programin e duhur për të ardhmen e Malishevës.
Ndërsa, kryetari i ri i PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, pasi mori besimin e delegatëve, i ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë dhe u zotua se bashkë me të gjithë aktivistët e degës, do të punojnë në konsolidimin e plotë të strukturave përkatëse.
Mazreku tha se Komuna e Malishevës prej shumë vitesh ka stagnuar së zhvilluari dhe vazhdon të qeveriset pa plan e ide për zhvillim e transformimin që i duhet.
Ai tha se PDK si parti e cila ka brenda vetës njerëz me përvojë e kompetencë, do të jetë pranë qytetarëve të Malishevës dhe do të ofrojë programin më të mirë dhe njerëzit e duhur për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për ta ndryshuar gjendjen e stagnimit në këtë komunë.
Mazreku tha se vizioni i tij për degën e PDK-së në Malishevë është hapja ndaj ideve të reja dhe ndaj profesionistëve të rinj të cilët i ftoi t’i bashkohen këtij rrugëtimi për të ardhmen e Malishevës./arbresh.info/
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...