Policia e Krujës ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit dhe ka arrestuar një 20-vjeçar me iniciale E.E.
Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar në territorin e fshatit Bruz-Mal të Krujës.
Gjatë aksionit, policia gjeti 20-vjeçarin me iniciale E.E. duke vaditur me ujë 124 bimë kanabisi.
I riu u arrestua në flagrancë, ndërsa kanabisi u asgjësua me djegie.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /tvklan.al
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran