Gjatë ditës së sotme është raportuar se Fadil Kodra është shkarkuar nga pozita e ushtruesit së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Në lidhje me këtë kanë reaguar disa zyrtarë të PDK-së të cilët e kanë quajtur këtë vendim skandaloz.
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, thotë se nuk ka turp më të madh sesa shkarkimi i një prej themeluesve të UÇK-së dhe pjesëtarit të grupit të komandantit Adem Jashari.
“I turpshëm e skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, Gjenerali Fadil Kodra”, ka shkruar ai.
Lushtaku e akuzon rëndë partinë në pushtet duke i quajtur proserbë dhe nostalgjikë të Jugosllavisë.
“Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit. Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës. Turpi ju mbuloftë!”./arbresh.info/

Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit