Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e shkarkoi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, Fadil Kodrën, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit.
Musliu e ka quajtur këtë “përndjekje politike e rajonale me mentalitet të viteve të ’90-ta.”
“Përndjekjet politike e rajonale me mentalitet të viteve të ‘90-ta, s’kane të ndalur. Xhelal Sveçla, e paska shkarku sot Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushturesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave. Si duket veprimtaria kombetare e z.Kodra e bënë të pa përshtatshem për këtë Regjim. STOP? MASAVE TË DHUNSHME!”, ka shkruar Musliu./arbresh.info/

27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje