Reperi i njohur amerikan, DaBaby ditën e hënë (11 korrik) ishte në Prishtinë për të performuara në një nga klubet në kryeqytet.
Por, jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, kjo sepse përmes disa postimeve në rrjetet sociale reperi ka njoftuar se i ka humbur një vath diamanti që kushton 83 mijë dollarë (82.8 mijë euro).
30-vjeçari fillimisht ka bërë një postim në InstaStory, ku tregonte se një natë më herët ka humbur njërin nga dy vathët ku edhe ka treguar vlerën e tyre.

Ndërkohë, në një tjetër status në llogarinë e tij në Twitter, ai ka aluduar se vathë mund t’i ketë humbur në Greqi, Paris ose Kosovë, pasi këto janë vendet ku ai ka performuar javën e fundit.

“Dikush në Greqi, Paris ose Kosovë e ka parë vathin tim të diamantit”, ka shkruar DaBaby në postim.
View this post on Instagram
Megjithatë, në fotot e para që reperi ka postuar me të arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ai shihet me vetëm njërin vathë në vesh.
Ndryshe, kujtojmë që reperi njihet për publikun shqiptarë edhe për bashkëpunimin me artisten Dua Lipa në hitin botëror “Levitating”.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...