Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar përgjigje nga Qeveria për siç tha ai, gjendjen aktuale në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Në seancën e sotme, ai tha se gjendja është e patolerueshme dhe kërkoi nga Qeveria “të bëhen pak më seriozë”.
“871 të infektuar sot, asnjë përgjigje. 60 centë buka, del ministri i Financave tallet jo i ke prish raportet me Bankën Botëtore, ta merr mendja që jemi NATO a KFOR-i. Ne kërkojmë përgjigje, qytetarët kërkojnë përgjigje”.
“Kjo gjendje është e patolerueshme, bëhuni pak më seriozë. Shëndeti publik është shumë i rëndësishëm, pacientët po dëmtohen në të gjitha format, detyrohen të shkojnë e të kërkojnë ndihmë në spitale private”, tha Zemaj./arbresh.info/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...