Reperi i njohur, Gold Ag, sot ka udhëtuar për në Hagë, ku është takuar me ish-eprorët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Nasim Haradinaj.
Gold Ag ka publikuar dy fotografi prej Hagës dhe ka thënë se takimi me Haradinajn ka zgjatur për katër orë, shkruan arbresh.info
Goldi përmes një shkrimi në rrjetet sociale njoftoi se secili prej tyre kishte dërguar të fala në Kosovë.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Sot së bashku me vllaun tem @ridvan_tahiri_riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj.Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit.Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.
T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë.Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.
LIRIA KA EMËR”.
Kujtojmë se, para pak ditësh, Gold Ag takoi mikun e tij, Rexhep Selimin në Hagë. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...