Pjesa e madhe e aborteve në Shqipëri po kryhen nga adoleshentët. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, te vajzat 18-vjeçare ndodhin 140 ndërprerje shtatzënie për çdo 1 mijë lindje të gjalla.
“Kryesisht, shkak është mosha e re”, thotë gjinekologu Ernald Zeqja. “Nuk janë të përgjegjshëm, nuk e shikojnë veten si baba ose nënë e ardhshme. Kryesisht janë vendime që merren nga të dy partnerët”.
Ulja e moshës së kontaktit seksual është sipas mjekëve gjinekologë një tjetër arsye e shtimit të aborteve te vajzat adoleshente.
“Me hapjen, me lirinë që ne kemi këto vite, patjetër që kjo moshë është ulur. Dhe kjo ka edhe problemet e veta”, thotë Zeqja. “Një gjë tjetër që vërej është mungesa e informacionit. Dikur kishte shumë organizata që merreshin me informimin mbi kontracepsionin. Tani nuk ka”.
Ndryshe nga popullata në përgjithësi, abortet te vajzat e reja kanë një specifikë. “Abortet tek adoleshentët ndodhin bile në familje të miredukuara, të mirarsimuara dhe me të ardhura ekonomike të mira”, thotë Zeqja./A2/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...