Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se edhe sot, njëjtë si dje, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Kryenegociatori i Serbisë në dialog thotë se Beogradi është i gatshëm të ecë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.
“Kuptoni që dialogu kërkon një palë tjetër, dikë që do të negociojë dhe do të jetë dakord me ju. Në këtë moment kemi Albin Kurtin që refuzon gjithçka, ndalon vizitat, që sillet me arrogancë. Prandaj i takon BE-së që përfundimisht të përcaktojë qartë se kush është fajtori në dialog dhe sigurisht që nuk është Beogradi”, deklaroi ai për TV Pink.
Petkoviq vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.
“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon Albin Kurtin dhe Prishtinën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, duke përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...