Ylli olimpik i volejbollit Kimm Glass është goditur më një shufër të hekurt në fytyrë në Los Angelos.
Ajo tregoi që një njeri i pastrehë e ka gjuajtur nga larg duke i shkaktuar kështu lëndime serioze, shkruan TMZ, transmeton arbresh.info.
“Ai thjesht më shikoi me urrejtje në sy,” tha Glass. “Dhe, ndërsa u ktheva për të shkuar t’i tregoja mikut tim, ti them se diçka nuk shkon me të, dhe mendoj se ai do të godasë një makinë, menjëherë përpara se ta kuptoja, si rrufe një mjet të madh metalik, si tub, më goditi pikërisht këtu”, tha Kim duke treguar nga fytyra.
Në videot e saj, të marra një ditë pas sulmit, mund të shihni se syri i saj ishte pothuajse i fryrë i mbyllur dhe fytyra e saj ishte ende e gjakosur.
Ajo tha në se ishte diagnostikuar me fraktura të shumta të fytyrës dhe kishte nevojë për qepje për të mbyllur plagët.
Sa i përket burrit që e goditi sportisten olimpike, ajo tregoi se kalimtarët e kanë ndaluar në vend të ngjarjes, dhe nuk ka informata nëse është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Më poshtë mund të i shihni disa foto e video të volejbollistet 37 vjeçare pasi që është sulmua./arbresh.info/

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin