Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar ndaj përdorimit të mbiemrit të tij në aspektin negativ.
Ai tha se disa nga mediat nuk po e shohin punën e tij si ministër duke e mbuluar me raportim seksist.
I pari i MBZHR-së shtoi se ndjehet keq kur mbiemri i tij përdoret në aspektin pezhorativ.
“Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim. Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë. Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi” – tha Peci. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...