Valmir Veliu është rikthyer edhe njëherë tjetër te Llapi, por kësaj radhe në cilësinë e mysafirit.
Ai ka vizituar skuadrën e Llapit në stërvitje, para ndeshjes së kthimit ndaj Buducnostit në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Veliu u ka uruar suksese llapjanëve në ndeshjen e kthimit, me shpresë që ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë krejtësisht ndryshe nga ndeshja e parë në Podgoricë.
Kujtojmë se Llapi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë me rezultatin 2:0.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
“Valmir Veliu viziton skuadrën në stërvitje para ndeshjes kthyese me Buducnost Podgorica
Klubi ynë ka zhvilluar stërvitjen e parë pas dy ditëve pushimi dhe këtë stërvitje nga afër e ka parë edhe futbollisti i Gaziantep, Valmir Veliu.
Veliu i ka dëshiruar shumë suksese ekipit tonë në ndeshjen ndaj Buducnost Podgoricës, me shpresë që ndeshja në Stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë krejtësisht ndryshe nga ndeshja e parë që të arrihet kualifikimi në raundin e dytë të UEFA Conference League.
Faleminderit Vali, shumë suksese në skuadrën e re, Gaziantep!”. / arbresh.info/

AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00