Ministria e jashtme bullgare nuk është e kënaqur që në korrnizën negociuese është theksuar “gjuha e pastër maqedonase”, por megjithatë Sofja është e lumtur me propozimin francez, pasi vlerësojnë se për një propozim të tillë as nuk mund të shpresohej deri para 6 muajsh.
“Në korrnizën negociuese të presidencës franceze lejohet reference për të ashtuquajturën ‘gjuhë maqedonase’. Në këtë drejtim, draft-korrniza negociuese nuk korrespondon me pozicionin korrnizë të vitit 2019 ” thuhet në raportin e MPJ-së Bullgare.
Në raportin e përgatitur nga ministria e jashtme bullgare që e publikoi sot Dojçe Vele, theksohet se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe protokolli nuk janë kriter formal për hapjen apo mbylljen e kapitujve gjatë bisedimeve.
“Në këtë drejtim, draft- korrniza e negociatave nuk korrespondon me Pozicionin korrnizë të vitit 2019, pasi implementimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe neni 12 i Protokollit nuk paraqesin kriter formal për hapje ose mbyllje të kapitujve të negociatave. Roli i Këshillit të BE-së (dmth. Bullgaria) nuk është paraparë në vlerësimin nëse Republika e Maqedonisë së Veriut e zbaton protokollin dypalësh dhe ky vlerësim i është lënë KE-së,” thuhet në raportin e MPJ-së Bullgare.
Përfundimi i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë është se propozimi francez duhet të jetë I pranueshëm për Bullgarinë dhe siç ka theksuar ministrja e jashtme në largim Teodora Gençovska, duhet të shfrytëzohet “pozicioni I mirë” që sipas saj deri para 6 muajsh ishte i pamundur. /KlanMacedonia/
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...