5 efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë u pezulluan nga detyra pas një hetimi disa mujor që dokumentoi raste të vendosjes së gjobave arbitrare dhe falsifikim të të dhënave të kapura nga radarët.
Të 5 punonjësit me gradë inspektor janë me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet dhe akuzohen se kanë “Shpërdoruar detyrën”
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se në kohë dhe vende të ndryshme ata kanë ndëshkuar me masa administrative qytetarë në mënyrë të paligjshme, si dhe kanë ndërhyrë më pas te të dhënat e radarëve.
Ky hetim është vijim një operacioni që çoi në pranga dy efektivë të tjerë të Komisariatit të Policisë Rrugorë në Tiranë në fillim të Marsit.
Dy punonjësit u kapën duke mos ndëshkuar shoferët që kapeshin nga radarët me shpejtësi në këmbim të vlerave monetare, teksa hetimet treguan se ky fenomen ishte i shtrirë edhe në punonjës të tjerë.Tv Klan
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...