Në vendkalimin kufitar Tabanovcë për të hyrë në vend pritet rreth 40 minuta, ndërsa në Bogorodicë për dalje nga vendi gjysmë ore, njoftoi AMSM mëngjesin e sotëm.
Në pjesën tjetër të vendkalimeve nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë.
Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është rritur.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A