Zyrtarët kinezë janë shprehur të tronditur për atentatin ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, shkruan BBC.
Zyrtarët e vendit i shprehën ngushëllimet familjes së Abe, duke thënë se ata shpresojnë që ai të jetë jashtë rrezikut për jetën dhe të shërohet sa më shpejt, sipas një deklarate të një zëdhënësi të ministrisë së jashtme në një konferencë të përditshme në Pekin.
Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, aktualisht po merr një transfuzion gjaku në spital pasi u qëllua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare në qytetin Nara.
Policia arrestoi një 41-vjeçar në vendngjarje në lidhje me të shtënat, sipas mediave lokale./arbresh.info/
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...