Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për një situatë në një vizitë të jashtme ku ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte fyer e përqeshur.
Sejdiu thotë se bëhej fjalë për hapjen e “frontit të jugut” në kohën kur Serbia po luftonte me Kroacinë dhe ishte nënshkruar Marrëveshja e Karagjorgjevës për ndarje të Bosnjës nga ana e ish-presidentit kroat Franjo Tugjman dhe Millosheviqit.
“Nuk kemi qenë të nënshtruar. Bëhej presion të hapej fronti i jugut. Marrëveshja e Karagjorgjevës ku Tugjmani donte gjysmën e Bosnjës dhe thoshte Kosova është punë e brendshme Serbisë të bëhet çfarëdo me të. Dhe fatkeqësisht disa njerëz, të cilët ndoshta nuk e kanë lexuar sa duhet dhe në një vizitë që ka pasur atje i është bërë edhe fyerje presidentit. Nuk dua ta them. Nuk është njeri nga Kosova por atje. Fyerje shumë e madhe që nuk po bënte asgjë, po frikësohesh e të ngjashme. Tipet e krahasimeve që i bënin ishin jashtëzakonisht injoruese për figurën e tij”, e përshkruan ngjarjen Sejdiu.
“Për shembull, ajo ideja për Rrugën e Kombit, për Rrugën e Arbërit dhe njerëzit e përqeshnin pasi nuk kishte ç’të bënte tjetër. Ishin gjëra interesante, por e thashë jo pa qëllim. Kjo shoqatë që kanë qenë diku 10-15 veta e ka ringjallur Universitetin e Prishtinës. Kanë qenë njerëz të përkushtuar”, tha ai në Pressing të T7.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...