Kryetari i Partisë Demokratike ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e sotme në orën 19:00 përpara godinës së Kryeministrisë.
Berisha tha se protesta e sotme është inaugurimi i procesit të largimit nga pushteti i Kryeministrit Rama.
Sipas tij, protestat nuk do të ndalen deri sa të arrijnë këtë qëllim.
“Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohen në orën 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para ndërtesës së Këshillit të Ministrave për të shprehur në protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës.
Protesta ka skenarin e vetë. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim i cili nuk meriton të ekzistojë.
Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti, ç’ka do të thotë protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor”, u shpreh Sali Berisha. /arbresh.info/
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...