Udhëheqësi i Laburistëve, Sir Keir Starmer ka mirëpritur vendimin e Boris Johnson për t’u dorëzuar si udhëheqës i konservatorëve dhe kryeministër, duke shtuar se ai duhet ta kishte bërë diçka të tillë shumë kohë më parë.
Largimi i afërt i kryeministrit është lajm i mirë për vendin, tha ai, duke shtuar se Britanisë i duhet një fillim i ri, shkruan bbc transmeton arbresh.info
“Partia konservatore ka shkaktuar kaos në vend gjatë krizës më të keqe të kostos së jetesës në dekada. Dhe tani ata nuk mund të pretendojnë se janë ata që do ta zgjidhin atë. Ata kanë qëndruar në pushtet për 12 vite dhe dëmi që ata kanë bërë është shumë i madh.”
Gjithashtu ka pasur shumë reagime ndaj dorëheqjes së Boris Johnson si lider konservator nga ministrat që kanë bërë thirrje që ai të largohet në 24 orët e fundit. George Freeman, i cili njoftoi se do të jepte dorëheqjen si ministër i Shkencës këtë mëngjes, tha se Johnson duhet t’i kërkojë falje mbretëreshës dhe e këshilloi atë që të vendosë menjëherë në detyrë një tjetër kryeministër.
Sipas raporteve, Johnson planifikon të qëndrojë si kryeministër deri në vjeshtë, derisa të zgjidhet një lider konservator. /arbresh.info/
lexo edhe:
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...