Presidenti Joe Biden ka telefonuar gruan e basketbollistes Brittney Griner, e cila është arrestuar në Rusi, dhe i është zotuar se po punon për ta fituar lirimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Griner u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.
Sipas policisë ajo po transportonte cigare elektrike me vaj kanabisi.
Biseda e Biden me gruan e Griner, Cherelle Griner, vjen pasi Brittney Griner i shkroi një letër Biden të hënën.
Në letër, Brittney Griner i tha presidentit se kishte frikë se do të kalonte përgjithmonë në një burg rus.
Ajo ndodhet në paraburgim prej katër muajsh.
Brittney Griner, basketbollistja amerikane e arrestuar në aeroportin e Moskës, rrezikon deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.
Ajo më 1 korrik u paraqit në seancën gjyqësore në Moskë, pas më shumë se katër muajsh që kur u arrestua.
Në një seancë me dyer të mbyllura, periudha e paraburgimit e Griner u zgjat edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Arrestimi dhe gjyqi i sportistes amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në pikën e tyre më të ulët.
Griner u arrestua më pak se një muaj para se Rusia të dërgonte trupat në Ukrainë, çka rriti edhe më shumë tensionet mes dy shteteve.REL
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...