Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes nje postimi në Facebook ka bërë të ditur se Kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës po shpëtohet nga rrënimi dhe degradimi i tërësishëm.
Çeku njoftoi se punimet kanë kaluar në fazën e dytë.
“Në këtë aset të trashëgimisë sonë kulturore që ngërthen në vete plot histori, po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, ndërsa punimet kanë kaluar në fazën e dytë”, ka shkuar Çeku.
Ai shtoi se kompleksi i takon gjysmës së dytë të shek. XIX-të.
“Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, tha në fund ministri Çeku./arbresh.info/









Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...