Kursi për zhvillimin dhe avancimin e trajnerëve kosovarë të volejbollit, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), nën ligjërimin e instruktorit sllovak Martin Nemec, ka përfunduar sot, më 5 korrik.
Rreth 30 trajnerë u certifikuan për nivelin 1 nga FIVB.
Kursi u mbajt në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë për pesë ditë, me trajnerët që iu nënshtruan pjesës teorike dhe praktike.
FVK uron trajnerët për kryerjen me sukses të kursit dhe njofton se do vazhdojë të kontribojë tutje në zhvillimin dhe edukimin profesional të tyre në të ardhmen./arbresh.info/





Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...