Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimeve paraprake, sot më 05.07.2022 kanë arrestuar të dyshuarin R.M., (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës (ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani).
I dyshuari ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht: – një telefon celular; – 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm; – një karikator i armës; – dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes, thuhet në kumtesën e policisë. /arbresh.info/
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...