EULEX-i do ta prezantojë Raportin Monitorues të tij “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, i cili ofron një vlerësim preliminar për mënyrën se si i trajton sistemi i drejtësisë në Kosovë rastet e dhunimit.
Ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime konkrete për autoritetet e Kosovës.
Raporti Monitorues do të mbahet në Swiss Diamond hotel të mërkuren nga ora 13:30.
Do të marrin pjesë Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, Lars-Gunnar Wigemark, Shef i Misionit EULEX, Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Samedin Mehmeti, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Flutra Goga – Bajrami, Zëvendësuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore
Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Veton Shabani, Zëvendës-Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës./arbresh.info/

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos