Barcelona ka konfirmuar transferimin e Andreas Christensen si futbollist të lirë pas përfundimit të kontratës me Chelsean.
26-vjeçarit i skadoi kontrata me Blutë në fund të sezonit 2021/2022 dhe ai ka arritur marrëveshje që të jetë futbollist i Blaugranëve.
Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare (deri në vitin 2026) me klubin spanjoll duke i dhënë fund qëndrimit prej një dekade në Stamford Bridge.
Katalunasit kishin arritur marrëveshje për Christensen në muajin e kaluar së bashku me Franck Kessie (nga Milani), mirëpo nuk kishin arritur t’i konfirmonin për shkak të kufizimeve financiare.
Signed! ✅ pic.twitter.com/AoP9JTjwC5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022
Megjithatë, të premten ka përfunduar viti kalendarik për Barcën dhe klubi njoftoi shitjen e 10 për qind të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme (për 267 milionë euro te kompania amerikane Sixth Street).
Sot (e hënë) u konfirmua arritja e Kessie dhe pastaj e Christensen. Të dy lojtarët kanë klauzola prej 500 milionë euro për prishje të kontratave.
Dy klinika në QKUK lirojnë nga tarifa tre euro pacientët
Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes
Kërkohej me urdhëresë gjykate, arrestohet 37-vjeçari në Feri...
Rreth 1 milion eurot e kapura në kufi, kërkohet paraburgim p...
Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit
Murat Jashari: Nuk kam ambicie për President