Portieri, Butrint Bulliqi është lojtari më i ri i FC Prishtinës.
Ai ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin kryeqytetas.
19-vjeçari së fundi ishte pjesë e Flamurtarit, teksa më herët ka qenë edhe te Kosova e Prishtinës e 2 Korriku.
“Buti” ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës nga U-15 deri në U-19.
Ai për faqen zyrtare të klubit është shprehur i entuziazmuar që arriti të bëhet pjesë e Prishtinës.
“Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli, por tani i’u bashkova ekipit edhe në fushën e blertë. Prishtina është klub i madh dhe të gjithë e dinë se është ndër klubet me histori të veçantë edhe në Ballkan. Ndjenja është e papërshkruar të jem pjesë e Prishtinës. Synimet me Prishtinën janë titulli kampion. Ky do të jetë vit i kthesës së madhe për klubin tim të zemrës”, tha Bulliqi.
“Me angazhim dhe punë, besoj se do të arrijë të fitoj vend në përbërjen bazë. Prishtinës dhe ‘Plisave’ ju premtoj maksimumin. Ngjyrat ‘bardhekaltër’ të motivojnë vetvetiu. Dua t’i citoj vargjet e ‘Plisave’: Lufta jonë kurrë nuk ndalet”, shtoi ai.

Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...