Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se gratë që udhëtojnë për abort do të mbrohen nga qeveria federale.
Miliona gra në SHBA kanë humbur të drejtën kushtetuese për abort gjatë muajit qershor, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Vendimi i ka hapur rrugën shteteve individuale për të ndaluar procedurën.
Ata janë bërë fushëbeteja lokale në luftën për të përmbysur ose mbështetur shërbimet e abortit.
Gratë në shtetet ku aborti është i ndaluar ose i kufizuar mund të detyrohen të kalojnë kufijtë shtetërorë në pjesë të vendit ku procedura mbetet e ligjshme.
Duke folur në një takim virtual me guvernatorët e shteteve demokrate, Biden tha se disa shtete do të përpiqen të arreëtojnë gratë që kalojnë kufirin për të pasur akses në abort.
“Unë nuk besoj se kjo do të ndodhë, megjithatë edhe mund të ndodhë”, tha Biden.
Presidenti shtoi se qeveria do të sigurojë akses në pilulat që shkaktojnë abortin në shtetet ku ai ishte i ndaluar.
Përmbysja e ligjit mbi abortin ka shkaktuar tronditje në të gjithë SHBA-në.
Ishte vendimi i Gjykatës së Lartë që siguroi që gratë shtatzëna të kishin të drejtë të abortonin gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, ndërkohë që lejonte kufizime dhe ndalime ligjore në tremujorin e dytë dhe të tretë.
Trembëdhjetë shtete tashmë e kanë kufizuar ose bllokuar ndjeshëm mundësinë e abortit që nga vendimi i gjykatës./arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...