Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor dhe Njësiti i Biçiklistëve të Stacionit Policorë në Gjilan edhe sot kanë vazhduar me kampanjën vetëdijësuese në kuadër të planit opracional “Siguria në komunikacionin rrugor’’.
Sot, kanë vazhduar me shpërndarje të fletëpalosjeve tek vozitësit që kanë qarkulluar në disa pika në qytetin e Gjilanit, fletëpalosje me dhjetë rregullat e arta të sigurisë rrugore e cila u rikujton vozitësve disa nga shkeljet që e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në komunikacion dhe për të qenë kontribues në parandalimin e aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në komunikacion të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave do të ndërmerren masa sipas ligjeve në fuqi dhe toleranca do të jetë zero.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në komunikatën për media nga Zyra për Informim në Gjilan./arbresh.info/


Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet
I vazhdohet paraburgimi Thaçit
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...
Sveçla nuk e përfill paralajmërimin e Ambasadës së Gjermanis...
Raporti me Benitën, Toney i drejtohet ashpër Klodit: Nuk ësh...