Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur rreth asaj se si e sheh punën e Qeverisë Kurti.
Ai, në Klan Kosovë ka deklaruar se nuk është duke u bërë puna si duhet nga ministrat e kabinetit të Kurtit, sipas tij, ata janë në gjumë.
“Ne si opozitë nuk mundemi ta rrëzojmë Qeverinë, nuk kemi numra të kuptohemi. Mirëpo, qeveria mund të rrëzohet kur e shohim që nuk mundet të shkohet më tej. I kam parë, kam qenë në lloj – lloj situatash, ka momente që duhesh të bësh shumë veprime politike për të shkuar më andej”
“Unë e shoh një lodhje serioze të ministrave të kabinetit të Kurtit, janë lodhur me shpirt. Për besë janë lodhur, kur është dalë një ministër i një dikasteri për t’u ballafaquar në media, a e keni parë ndonjë raport me shkrim se kanë kryer punë. Albin Kurti është vet, ka një gap, një hendek të madh mes gjithë politikës që e bën Kurti dhe mes krejt ministrave të tij”,ka thënë Tahiri.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...