Rusia ka kryer një krim lufte duke hedhur një raketë në një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk në rajonin e Poltava të Ukrainës, tha kreu rajonal Dmytro Lunin.
Duke shkruar në Telegram, ai tha se numri i njerëzve që janë vrarë dhe plagosur në sulm nuk është ende i qartë pasi qendra tregtare është ende në flake, transmeton portal arbresh.info
Sipas një nënkryetari të zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur dhe 20 janë plagosur. Nëntë prej tyre janë në gjendje kritike, thotë ai.
“Sulmi me raketa në një qendër tregtare me njerëz brenda në Kremenchuk është një tjetër krim lufte rus. Një krim kundër njerëzimit. Ky është një akt i hapur dhe cinik terrori kundër popullatës civile.” nga kreu rajonal Dmytro Lunin.
“Sulmi me raketa në një qendër tregtare me njerëz brenda në Kremenchuk është një tjetër krim lufte rus. Një krim kundër njerëzimit. Ky është një akt i hapur dhe cinik terrori kundër popullatës civile”, shtoi ai./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...