Para se të takohej me presidentin francez Emmanuel Macron në Samitin e G7-ës që po mbahet në Gjermani, kryeministri britanik Boris Johnson është pyetur nëse Franca dhe Gjermania po bëjnë mjaftueshëm për ta ndihmuar Ukrainën.
Ai gjatë përgjigjes së tij, është fokusuar më shumë në përgjigjet e Gjermanisë kundër agresionit rus, pa e përmendur fare Francën.
“Shikoni gjermanët çfarë kanë bërë vetëm”, shtoi Johnson.
Ai tha se kancelari gjermane Olaf Scholz ka dërguar armë në Ukrainë.
“Ne kemi 4 për qind të gazit që vjen nga Rusia, e në Gjermani është 40 për qind. Ata po përballen me presion të madh – po kanë probleme me resurse të energjisë që duhet t’i kërkojnë diku tjetër. Ata në fakt po e bëjnë këtë, po bëjnë përpjekje të mëdha e sakrificë të paparë.
Këtë po e bëjnë sepse e kanë parë çmimin që ia vlen të paguhet për lirinë”, shtoi kryeministri britanik. /Telegrafi/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...