Presidenti francez, Emmanuel macron, ka deklaruar se aborti është një e drejtë themelore e grave, pasi Gjykata e Lartë e SHBA përmbysi një vendim të vitit 1973 që legalizonte abortin në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
“Aborti është një e drejtë themelore e të gjitha grave. Ne duhet ta mbrojmë atë. Dua të shpreh solidaritetin tim me të gjitha gratë, liritë e të cilave janë vënë në pikëpyetje sot nga Gjykata e Lartë në SHBA”, shkroi Macron në Twitter, transmeton portal arbresh.info
https://twitter.com/EmmanuelMacron/status/1540393817609740288
Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi të premten një vendim të vitit 1973 në çështjen Roe kundër Ëade që e bëri abortin një të drejtë kushtetuese në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Në atë kohë, Gjykata e Lartë argumentoi se kjo buronte nga e drejta e privatësisë e parashikuar në kushtetutë. Sot Gjykata e Lartë vendosi se e drejta e abortit nuk është në Kushtetutën e SHBA-së, ndaj ligjet për këtë çështje duhet të miratohen nga shtetet federale./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër