Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen e rënduar ekonomike në vend, para se të japë leksione për mos tërheqjen e parave nga Trusti.
Mes tjerash, Krasniqi ka thënë se është kërkesë e domosdoshme tërheqja e 10-30% të kursimeve nga Trusit, duke marr parasysh gjendjen ekonomike në vend.
“Ka katër muaj që e kemi diskutuar dhe e kemi proceduar dhe përkundër vonesave që janë bërë padrejtësisht këtu para nesh është për të lejuar tërheqjen e 10% deri në 30% të mjeteve të kursyera nga qytetarët tanë e cila si masë dhe është domosdoshmëri dhe është kërkesë e qytetareve të vendit tonë. Arsyet duhet me i kërkuar te gjendja e rëndë ekonomike e vendit tonë, këta që mendojnë ti japin leksione qytetarëve unë mendoj që duhet të kenë përgjegjësi më shumë për gjendjen ekonomike”.
Kransiqi, tutje i është drejtuar deputetëve të LVV-së duke i thënë guxoni dhe votojeni Trustin.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...