Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se më datë 7 korrik, do të zhvillohet një protestë në Tiranë, kundër qeverisë.
Berisha u shpreh se beteja duhet që të shtrihet në mbarë vendin.
“Më 7 korrik është menduar që të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”, u shpreh Berisha.
Deklaratën ish-kryeministri e bëri gjatë një takimi me shoqërinë civile.
Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se po shpërfill çdo interes kombëtar, duke luajtur me fatet e kombit. Sipas kreut të demokratëve, nismat dhe ligjet e qeverisë kanë për qëllim spastrimin e shqiptarëve nga vendi./tvklan.al
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...