
A handout photo released by the Ukrainian Presidential Press Service shows British Prime Minister Boris Johnson (R) and Ukrainian President Volodymyr Zelensky (L) speaking after walking in central Kyiv, on April 9, 2022. - British Prime Minister Boris Johnson paid an unannounced visit to Kyiv on April 9, 2022 in a "show of solidarity" with Ukraine a day after a missile strike killed dozens at a railway station in the country's east. (Photo by Stringer / UKRAINIAN PRESIDENTIAL PRESS SERVICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / the Ukrainian Presidential Press Service" - NO MARKETING - NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS (Photo by STRINGER/UKRAINIAN PRESIDENTIAL PRESS SER/AFP via Getty Images)
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, në një vizitë të papritur në Kiev.
“Ne jemi këtu për t’iu dhënë qëndrueshmërinë strategjike që ju duhet”, ka thënë Johnson më 17 qershor, para një takimi të planifikuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Johnson nuk ka dhënë hollësi se për çfarë ndihme është duke folur.
Kievi ka kërkuar nga Perëndimi më shumë artileri të rëndë, duke përfshirë obusët dhe lansueset e raketave, duke thënë se Rusia ka shumë më shumë pajisje ushtarake.
Ukraina është duke humbur gradualisht territor në rajonin lindor të Donbasit për shkak të armatimit të madh rus, kanë thënë ekspertët.
Megjithatë, forcat ukrainase janë duke vazhduar të bëjnë rezistencë të ashpër.
Johnson, i cili ka realizuar vizitën e dytë në Kiev, prej kur Moska ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se forcat ruse janë duke u përballur me numër të madh viktimash.
Vizita e Johnsonit vjen një ditë pas vizitave që kanë realizuar liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev, si shenjë e mbështetjes për Ukrainën.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë në një intervistë në Berlin, më 17 qershor, se është duke mbajtur një kanal të hapur me presidentin rus, Vladimir Putin, me qëllim të dhënies fund të luftës, mirëpo ka paralajmëruar se Moska nuk do të mund të diktojë kushtet për paqe.
Ai ka deklaruar se do t’i tregojë Putinit se gabon “nëse vërtet mendon se mund të grabisë tokë dhe më pas të shpresojë se kohërat do të ndryshojnë dhe të gjitha gjërat do t’i kthehet normalitetit”.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./opinion/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...