Autoritetet meksikane të imigracionit thanë të enjten se gjetën një kamion me emigrantë nga disa vendeve të botës.
Instituti Kombëtar i Imigracionit të Meksikës tha se kamioni mbante 366 emigrantë, duke përfshirë njerëz nga Bangladeshi, India, Nepali, Jemeni, Uzbekistani dhe Afrika e Jugut, transmeton portal arbresh.info
Në kamionin e mallrave kishte edhe njerëz nga Kuba, Republika Domenikane, Ekuadori, Bolivia, Peruja, Guatemala, Hondurasi, Nikaragua, El Salvadori dhe Venezuela.
Agjentët e gjetën kamionin të parkuar në anë të një rruge në shtetin jugor të Chiapas, i cili kufizohet me Guatemalën.
Autoritetet kanë theksuar se për shkak të numrit të madh të emigrantëve në kamion, disa nga ata kishin pësuar lëndime të lehta trupore.
Emigrantët kanë qenë të dëshpëruar për të lënë Tapachula, një qytet tjetër më afër Guatemalës, ku autoritetet i kanë detyruar të presin për viza.
Sipas autoriteteve, emigrantët synin kanë pasur daljen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës