Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, thotë sot se nuk dëshiron të ketë debat me qeverinë e Vetëvendosjen për vlerat e UÇK’së. Ajo tha se edhe në ditën e sotme, kur veteranët protestonin jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, u pa siç tha, tallja që bëhet me ta.
“Nuk ka para që e paguan dhe që e kompenson luftën për liri, këta djem e këto vajza kanë qenë në gjendje me dhënë jetën. Kanë qenë të lumtur nëse kanë ngrënë një kafshatë bukë dhe kanë pasur një plumb me shkrep”, thotë Çitaku.
“Ne në vazhdimësi, një pjesë e shoqërisë këtu, ka gjetur prehje në tallje dhe në përbuzje ndaj tyre. Këtë e pamë edhe sot. I përqeshin për mënyrën si vishen, ua përqeshin dialektin, i fyejnë deri në përbuzje dhe deri në mohim”, shtoi ajo.
“Ne duhet të jemi në gjendje si shoqëri që të ndërtojmë një sistem vlerash edhe disa pika referente rreth të cilave ka një konsensus shoqëror. Unë nuk dua me debatu me qeverinë për UÇK’në, unë du me u pajtu me qeverinë për UÇK’në, unë dua me u pajtu me Vetëvendosjen për vlerat e UÇK’së”, tha Çitaku në T7.
Ajo tha se PDK ka arritur të rregulloje statusin ligjor të veteranëve.
“Nëse ne mbesim tërë kohën duke thënë “ti se ke rregullu e tash s’kam me e rregullu as unë” asnjë hap përpara nuk e kemi bërë. Ne kemi arrit me rregullu statusin ligjor mirëpo le të vazhdojnë të tjerët ta çojnë një hap përpara”, tha Çitaku.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...