Veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës janë shpërndarë të qetë, e disa prej tyre krejt në fund i kanë dhënë lule pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
I pari që i kumtoi lajmin protestuesve për ndërprerjen e seancës ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, shkruan arbresh.info.
“Veteranët nuk kanë nevojë të maltretohen sot më tutje. Seanca u ndërpre”, deklaroi ai.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ju bëj thirrje të shpërndaheni të qetë”, deklaroi Xhavit Jashari në emër të protestuesve.
Krejt në fund Faton Klinaku falënderoi Policinë e Kosovës për korrektësinë.
Përfaqësuesit e veteranëve kanë takim nesër në orën 09:00 me kryeministrin Albin Kurti, si tentim për të gjetur një zgjidhje në lidhje me rritjen e pensioneve të tyre krahas pagës minimale./arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur