MPB njofton se mbrëmë gjatë një kontrolli në një shtëpi në Kumanovë ka gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike, derisa janë arrestuar edhe dy persona.
“Më datë 15.06.2022 në ora 21.30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë kanë arrestuar N.V. (22) nga fshati Tromegjë e Kumanovës dhe D.J. (19) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e N.V., të kryer me vendim të gjykatës, të dy u gjetën duke paketuar marijuanë. Janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marijuanë, tableta ekstazi, amfetaminë, kokainë, heroinë, para, dy peshore digjitale, pako të zbrazëta najloni dhe fletë ambalazhi, një fletore me klientët, disa shufra eksploziv dhe disa detonatorë, si dhe sende të tjera për të cilët dyshohet se kanë precedentë penalë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse, njoftojnë nga MPB-ja./alsat.mk/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...