Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar konferencë për media ditën e enjte.
Në këtë konferencë, Rama do të flas rreth anulimit të Festivalit SunnyHill në Prishtinë dhe zhvendosjen e tij në Tiranë, shkruan arbresh.info.
“Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë. Konferenca mbahet nesër, në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
LEXO EDHE
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...