Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.
Deputeti Klein është përfaqësues i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në parlamentin gjerman që nga viti 2009. Biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe demokratikë, që kanë ndikuar në krijimin e kushteve dhe të klimës më të mirë për investime nga investitorët potencialë.
Deputeti Klein e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë dhe shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian. /arbresh.info/
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell