Bashkia e Tiranës edhe zyrtarisht është bërë sponsor zyrtar i festivalit të filmit “Doku Fest” që mbahet çdo vit në Prizren.
Kjo ende pa u bërë as 24 orë prej zhvendosjes së festivalit muzikor “Sunny Hill, nga Prishtina në Tiranë.
Kjo u bë e ditur nga kryetari Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Doku Fest” është një festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër që mbahet në qytetin e Prizrenit, dhe mbahet çdo vit gjatë muajit gusht.
U themelua në vitin 2002. Që atëherë festivali është rritur në një ngjarje kulturore që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare dhe rajonale.
Filmat shfaqen gjatë gjithë festivalit tetë-ditor dhe shoqërohen me programe, aktivitete dhe punëtori.
Në vitin 2022, Dokufest u bë një festival filmi nominues për Çmimet e Filmit Evropian në dy kategori, film me metrazh të shkurtër dhe film dokumentar. /arbresh.info/
Çdo foshnje në Mbretërinë e Bashkuar do t’i nënshtrohet test...
Në Mal të Zi mund të keni takime të afërta me arinjtë, në Ko...
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Sr...
Prokurori Special: Shumë shpejt përfundon hetimi mbi dëbimin...
BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shk...
Miratohet injeksioni kundër HIV-it