Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci dhe këshilltaret, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia, në përbërje nga deputeti Domagoj Hajduković, kryetar i Komisiont për Çështje Evropiane, deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Gabriela Kuharić Kojić, këshilltare në Komisionin për Çështje Evropiane, thuhet në një komunikatë për media.
Me këtë rast, kryetari Konjufca falënderoi deputetët kroat për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat shtetndërtuese dhe proceset e saj integruese. Për më tepër, Kryetari i Kuvendit e vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin dypalësh në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë si në nivel politik e parlamentar ashtu edhe në atë social ndërkohë që, siç u shpreh, ekziston një interesim i dyanshëm që fushat e bashkëpunimit të avancohen edhe në sferën e ekonomisë.
Ndërsa deputetët kroat ritheksuan mbështetjen e parezervë të Kroacisë për liberalizimin e vizave, si dhe procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në BE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.
Në takimin u theksua vullneti për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke vlerësuar rolin e grupeve parlamentare të miqësisë si një faktor të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona./arbresh.info/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...