Kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas takimit që pati me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri austriak është deklaruar para mediave.
Sipas Schallenberg, Austria do të bëjë çdo gjë e do të kërkojë në mënyrë aktive liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Premtimi i dhënë dikur në Selanik duhet që tani të vihet në jetë, të mbahet ky premtim. Pra të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe të bëhet liberalizimi për Kosovën. Pra jeni shteti i vetëm që është pjesë e qeverisë së programit që ende s’ka liberalizim të vizave. Natyrisht se edhe në Samit do ta them këtë gjë. Zgjerimi i BE-së është një proces që paraqet modelin tonë të jetës dhe e jetëson atë. Pra të transmetojmë stabilitet, siguri e nëse nuk e bëjmë këtë kemi jo siguri dhe nuk është model i jetesës evropiane. Sidomos në këtë rajon që rrethohet me shtetet të BE-së, pra Austria do të kërkojë këtë gjë në mënyrë aktive, e kemi bërë edhe më herët por iu premtoj se do ta bëjmë edhe në të ardhmen.”, tha ai.
Ministri austriak theksoi se është biseduar edhe për dialogun, e që sipas tij është i nevojshëm në çdo aspekt qofshin ato të energjisë, apo të fushave të tjera./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...