Nëse doni të bëni një gatim të shpejtë dhe plot shije, atëherë receta që sjell portal arbresh.info ju vjen në ndihmë.
Përbërësit:
100 gr kungullesha
100 gr shpageta
2 thelpinjë hudhër
50gr djath parmesan
Gjysmë limoni
1 lugë çaji borzilok
Kripë
Piper
Vaj ulliri
300ml lëng perimesh
Përgatitja:
Zieni shpagetat në ujë të vluar me pak kripë. Preni në feta kungullin e njomë dhe skuqni pak me vaj ulliri. Shtoni hudhrën, kripën, piperin, lëngun e perimeve, lëngun e limonit dhe shtoni shpagetat. Gatuani në salcë deri në densitetin optimal dhe derisa makaronat të jenë al dente. Shtoni parmixhanin, borzilokun dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C