Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se përcaktimi i pagës minimale nuk mund të kalojë pa u shqyrtuar edhe rasti i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë të reflektojë, që të tërheqë këtë ligj. Lënia jashtë e veteranëve të UÇK-së, dhe diskriminimi deri në këtë masë, pikërisht në 23 vjetorin, ku thurrin lavde për ata që dhanë më së shumti për çlirimin dhe mos t’i vendosin në përcaktimin e pagës minimale. Po i bëjnë dëm, dhe është e papranueshme. Të lihen jashtë edhe kësaj page minimale është e pa imagjinueshme. Në asnjë rrethanë nuk duhet të kalojë”, deklaroi Tahiri.
Sipas tij, ditën e enjte do të shqyrtohet çështja e Trustit.
“Ne e dimë që në rrethana normale as nuk do të duhej të diskutohej. Por, në këtë krizë të rritjes së çmimeve në produktet esenciale, kur qytetarët po e humbin shpresën për të jetuar në këtë vend ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të reflektojnë, dhe të marrin një hapë për të zbutur sado pak këtë rritje të çmimeve dhe prek shumë familje”, deklaroi Tahiri.
Këto komente ai i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...